Nga: ELDA MENGA*
BRUKSEL- Eurodeputët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të udhëtojnë drejt Shqipërisë më 22 dhjetor në rolin e negociatorëve për arritjen e marrëveshjes politike, e cila do ti japë fund krizës politike dhe do të rikthejë opozitën në Kuvend. News24 ka mësuar se raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Fleckenstein dhe eurodeputeti Kukan, do të qendrojnë në Tiranë më datat 22 deri 23 dhejtor ku do të kenë takime me krerët e forcave politike.

Në tryezën e takimeve do të diskutohet mbi dokumentin me 5 pika ku është përfshirirë edhe çështja e dekriminalizimit të Kuvendit. Për këtë çështje ka një propozim për hartimin e një projektligji, i cili duhet miratuar me konsensus në seancën plenare brenda 6 mujorit të parë të vitit 2015. Përveç dekriminalizimit, Partia Demorkatike kërkon respektimin e vendimeve të gjykatave, si dhe ato të Gjykatës Kushtetuse, respektimin e të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si kohë të barabartë me kryeministrin në seancat plenare të Kuvendit. Ndërkohë, kushti kryesor i shumicës është rikthimi i opozitës brenda këtij sesioni parlamentar, i cili mbyllet më 24 dhjetor. Falë ndërmjetësimit të Parlamentit Europian, opozita dhe shumica janë shumë pranë kompromisit, i cili do të kthente opozitën në Kuvend, para djegies së mandateve.

KËRKËSAT E OPOZITËS
1 Dekriminalizimi i Parlamentit
2 Respektimi i vendimeve të gjykatave
3 E dejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore
4 Asnjë pengesë për hetimin e deputeteve
5 Kohë të barabartë me kryeministrin në seancat plenare

KËRKESA E SHUMICËS
1 Rikthimi i opozitës në Kuvend brenda 24 dhjetorit
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: