SHKUP-Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han së bashku me 3 eurodeputetë pritet të vizitojnë sot Maqedoninë ku do të takohen me liderët politike për zgjidhjen e krizës politike, pas refuzimit të presidentit Ivanov për të mos i dhënë mandatin liderit të LSDM, Zoran Zev për shkak të platformës shqiptare.

Axhenda e Johanes Han:
Takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ora 12:40.
Takim me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ora 13:00.
Takim me Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët ora 13:50.
Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ora 14:55.
Takimi me Zoran Zaevin e LSDM-së, do të jetë në ora 16:10.
Takim me presidentin, Gjorge Ivanov në vilën “Vodno” në ora, 17:45.
Pas presidentit Han do të takohet me kryetarin e Kuvendit, por në agjendë nuk është shkruar emri i kryeparlamentarit.
Takimi i fundit do të jetë me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit në ora, 20:15.
Deklaratë për media, Johanes Han do të japë në ora 21:45.
Të premten, eurokomisioneri Han porositi se: “së pari duhet dorëzim demokratik të pushtetit, e më pas implementim të reformave”. Han apelon për dorëzim demokratik të pushtetit, si dhe fton politikanët që të implementojnë Marrëveshjen e Përzhinës.

Han herën e fundit në Shkup ka qenë më 9 dhe 10 shkurt, ku pati takime me liderët partiak të cilët kanë fituar mandate në përbërjen e re kuvendore, presidentin dhe shoqërinë civile. Pas takimeve me krerët politik të Maqedonisë, tha se më rëndësi është të respektohet Marrëveshja e Përzhinës dhe të krijohet një Qeveri cilësore,

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: