Në “Luzhniki Stadium” u luajt gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Kroacia fitoi me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke dalë për herë të parë në historinë e saj në një finale Botërori.
Perisic dhe Mandzukukic shënuan për kroatët, duke përmbysur dizavantazhin me golin e shpejtë të anglezëve të shënuar nga Tripier.

Ivan Perisic është shpallur lojtari i ndeshjes mes Kroacisë dhe Anglisë. Në këtë gjysmëfinale, kroati shënoi golin e barazimit që mbajti gjallë shpresat e ekipit të Daliçit, dhe në shtesën e dytë, dha asistin për golin që shënoi Manxukiç.
auto_perisiccc1531342396 (1)