Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr brokoli
1 kokërr qepë
200 gr proshutë e gatuar
60 ml lëng perimesh
1-2 lgj vaj ulliri
2 lgj djath parmixhano
Kripë, piper i zi

Pastrojmë brokolin, e presim atë në lule të vogla, e shpëlajmë mirë dhe e lemë të kullojë. Kërcellin e brokolit e qërojmë më pas dhe e presim në shkopinj me gjatësi 3 cm. Ngrohim vajin në tigan ku kaurdisim qepën dhe proshutën së bashku për 3 minuta. Më pas shtojmë brojolin së bashku me lëngun e perimeve dhe e lemë të ziejë për 3 minuta. Në fund e rregullojmë sallatën me kripë dhe piper të zi dhe e servirim pudrosur me pak djath parmixhano.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb