KRUJE- Policia e Krujës ka zbuluar sot 154 parcela me rreth 10 057 rrënjë kanabis sattiva. Në kuadër të operacionit të koduar “Mafsheq 1” në fshatin Mafsheq të komunës Noj u zbulua lënda narkotike në një sipërfaqe 20- 200 m².

Nga ana e punonjësve të policisë vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: