Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj ka siguruar sot banorët e Zharrëzës se do të kompensohen 100% për dëmet e shkaktuara në banesa si pasojë e lëkundjes së tokës. Ajo shtoi se do të jenë ekspertët ndërkombëtare që do të thonë fjalën e fundit nëse industria e naftës ka ndikim ne gjeologjinë e zonës.

Gjithashtu Balilaj bëri të ditur se është ngritur komisioni i posaçëm për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve, i cili deri tani sipas saj ka kryer rreth 90% të punës.

Gjithashtu edhe kkeu i njësisë administrative Zharrëz, Arben Semanjaku, është shprehur se komisioni i ngritur po bën të gjitha vlerësimet e dëmeve dhe banorët e dëmtuar do të kompensohen për dëmet që iu janë shkaktuar.

Banorët e Zharrëzës po protestojnë prej javësh për shkak të lëkundjeve të tokës në këtë zone, që iu kanë shkaktuar mjaft dëme në banesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb