Kreu i Bashkisë së Kavajës i rikonfirmuar për herë të dytë në këtë detyrë në zgjedhjet e 21 qershorit, i është bashkuar urimeve për festën e Fiter Bajramit, por në një mënyrë disi të pazakontë.

Rroshi e ka cilësuar Kavajën si Meka e Shqipërisë dhe qytetin me besimin më të devotshëm, duke postuar edhe foto nga falja e Namazit për Bajram ku ai vetë nuk ka munguar.

“Gëzuar nga Meka e Shqipërisë, qyteti me besimin më të devotshëm, Kavaja. Ne e vazhduam sërish traditën e tortës së madhe në shenjë falënderimi për gjithë ata të cilët me anë të sakrificës së tyre i dhanë vlerën Muajit të Madhnueshëm”, shkruan Rroshi në facebook, ndërsa ka postuar edhe foto të tortës gjigande që është përgatitur me këtë rast.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: