VLORE- Gjatë dëgjesës publike në qarkun e Vlorës pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama po diskuton për projekt-buxhetin e vitit 2018 me qytetarët vendas.

Rama ja kaloi fjalën edhe qytetarëve që ngrinin shqetësimet e problemet e tyre. Kur fjalën e mori kryebashkiaku i Selenicës ai i kërkoi kreut të qeverisë më shumë interes për fshatin.

“Unë si kryebashkiak i Selenicës, kërkoj më shumë përqëndrim të vëmendjes tek fshati, pasi vetë bashkia jonë është e shtrirë në zonë rurale. Ti ke shkuar në Orikum, e s’ke ardhur në Selenicë. Nga ana tjetër ne kemi bërë investime në bujqësi pavarësisht buxhetit të vogël. Në 140 milionë të dhëna nga qeveria, 100 milionë i kam shpenzuar për bujqësinë” u shpreh kryebashkiaku.

Kreu i qeverisë e lavdëroi për punën e bërë, dhe për batutë i tha: “Nesër më ke atje, do vij të të vizitoj”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: