Ministri i Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel shpjegoi gjatë takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiç pse s’ka shteg për hyrje në Bashkimin Evropian, pa pajtim me fqinjët.

Ai ka thënë se nëpër një rrugë të tillë ka kaluar edhe Gjermania, por pajtimi me shtetet tjera i ka hapur derën në BE.

Kryediplomati gjerman, i cili para se të vinte në Prishtinë për një vizitë dyditore, ka qëndruar në Beograd, për t’i dhënë leksione se si ndodhë pajtimi me popuj tjerë, duke përmendur gjenocidin të kryer nga Gjermania.

“Bashkimi Europian është një shembull, ku (edhe) nga hasmëritë më të mëdha, nga luftërat më të mëdha, bilës edhe nga një Gjenocid i ushtruar – organizuar nga ne Gjermanët – megjithatë mund të ngjizet një partneritet, biles edhe një miqësi”- ka thënë Gabriel.

Unë besojë, se ky është nga shembujt më të rëndësishëm që Evropa e sotme dhe e nesërme duhet ta mbjellë. Ne jemi në Beograd, dhe jemi në Evropë, dhe kjo duhet të na shpije tek zhvillimet që ky vend dhe fqinjët e saj të jetojnë në paqe dhe mirëqenie, e të jenë anëtarë të ardhshëm të një Unioni të fuqishëm Evropian”, ka shtuar kryediplomati gjerman, njofton Express.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: