TIRANE- E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Kryemadhi tha se Tahiri është një nga hallkat dhe se problemi është Edi Rama.

“Saimir Tahiri nuk ka bërë as më shumë dhe as më pak se sa i ka kërkuar Edi Rama. Prandaj problemi këtu është Edi Rama. Tahiri është një nga hallkat. Ne kemi vetëm 2 vite përgjime të këtij grupi dhe nuk kemi pjesën tjetër. Nuk kanë dalë ende pagesat që janë bërë nga kandidatët në Vlorë. Në të gjitha qarqet grupet kriminale kishin qeset me para për të blerë votën. Unë akuzoj të 74 deputetët në Parlament që kanë ardhur me paratë e krimit. Këtu problemi nuk është Tahiri, por Edi Rama”- tha Monika Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: