TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë në mbrojtje këngëtarin Klajdi Musabelliu që sot u përmend nga kryeministri Edi Rama si i punësuar në AKBN.

Kryemadhi e përshëndet Musabelliun për kurajën për t’iu përgjigjur Ramës dhe thotë se të rinj si ai janë vlerë e shoqërisë. Nuk ngurron kryetarja e LSI-së ta quajë kryeministrin arrogant dhe të përqendruar tek trafikantët.

“Klajdi dhe të rinj si ai janë vlerë e kësaj shoqërie! Ndaj sot dua ta përshëndes për kontributin dhe kurajën për t’iu përgjigjur një kryeministri arrogant dhe të përqendruar te trafikantët që e rrethojnë. Faleminderit, Klajdi ??”, shkruan Kryemadhi duke postuar edhe një foto me Musabelliun.

Kryemadhi fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb