TIRANE- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se presidenti i Republikës, Ilir Meta është fajtor aq sa edhe kryeministri Edi Rama, për faktin që nuk ka reaguar lidhur me situatën aktuale në vend.

Këtë qëndrim Kryemadhi e pohoi edhe pak ditë më parë, ndërsa sot në një intervistë për INTV tha se: “Gabimi më i madh që ka bërë Ilir Meta është se lejoi që kjo situatë të vinte këtu ku është sot”.

Ajo shtoi se: “Mendoj se shqiptarët kane nevojë për dinjitet, personalitet, s’mund të vijnë të huajt e të bëjnë gallatë me ne. Sepse doli që reforma në drejtësi ka qenë për bandat dhe Edi Rama i futi një shqelm. Reforma në drejtësi u shkrua për t’i ikur nga dora kontrolli (i institucioneve të drejtësisë) një grupi njerëzish e për ta kontrolluar një grup tjetër njerëzish, deklaroi kreu i LSI-së”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb