TIRANE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, kryetarja e LSI deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë me raportet personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që sipas saj po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Kryemadhi theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga Rama do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta.

“Rama po kërkon të ndërtojë simbolikën e personit që ka në dorë fatin e të gjithëve dhe kjo është në të vërtetë një kala rërë që shumë shpejt do të shembet për shkak të gabimeve të tij, sepse ka ndërtuar themele shumë të dobëta të asaj perandorie kriminale që po ndërton”- tha Kryemadhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: