Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Kryemadhi: Rama, si Kim Jong Un. Pa pikë turpi thotë e shava nëpër dhembë Berishën

kryemadhi

TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për fyerjen që bëri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare.

Duke folur në emisionin “Opinion”, Kryemadhi e ka cilësuar mazhorëncën qeverisëse si arrogante, ndërsa shton se kryeparlamentari Gramos Ruçi ka bërë një sjellje jo normale gjatë seancës në Kuvend.

“Karrigia e kryetarit të Parlamentit nuk është e zotit Ruçi. Ai aty është vetëm për të zbatuar rregulloren. Arroganca që vjen si rezultat i euforisë që u është krijuar nga bandat dhe krimi. Sjellja e zotit Ruçi tregon se si është i kapur ky shtet. Pa pike turpi shikojmë dhe një kryeministër që të kujton Kim Jong Un po që është version i gjatë, që thotë e kam sharë nëpër dhembë. Çdo ditë e më shumë po shkojmë drejt një diktature”, u shpreh Kryemadhi.

(BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.