Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Kjo Javë” të gazetares, Nisida Tufa në News 24, ka folur sot lidhur me marrëdhënie e saj familjare me Ilir Metës, pas marrjes prej tij të detyrës së Presidentit të Republikës dhe zgjedhjes së saj në krye të LSI.

“Megjithatë batuta mund të kemi herë pas here por jo midis meje dhe Ilirit por më shumë ndaj të tretëve, kur unë dua të godas Ilirin për diçka ia them Nisidës. Për shembull. a e more vesh Nisida se çfarë ka ndodhur kjo, kjo, kjo si ajo që i bie penxheres që të dëgjojë dera”, – tha Kryemadhi.

Nisida Tufa: Pra, nuk është se ka biseda konfidenciale mes bashkëshortësh?
Ilir Meta: Jo, për sa i përket politikës jo, absolutisht me thënë të drejtën. Sepse, sigurisht që mbajmë qëndrime të ndryshme për sa i përket jo vetëm organizimit të partisë por edhe qëndrimeve politike. Unë kam pasur më para qëndrimet e mia që në shumicën e rasteve nuk bëheshin prezentë por herë pas here reagoja me atë mungesën e dëshirës për të qenë për një gjë që nuk isha dakord dhe zoti Vasili e ka pasur shumë problem në grupin parlamentar ku disa herë vota ime ka qenë ndryshe nga grupi për sa i përket vendimeve të tilla. Janë ca gjëra që…psh. mund të kemi bindje të përbashkëta për sa i përket një modeli politik por mund të jemi kontradiktor në mënyrat apo metodat e funksionimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb