TIRANË- Me lopatë në dorë duke mbjellë pemë në 13-vjetorin e krijimit të LSI-së, kryetarja e kësaj force Monika Kryemadhi ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me PD-në por ka pasur edhe një shigjetim për deputetët socialistë.

Duke kujtuar shprehjen e kongresit të PS-së “E para partia e pastaj Shqipëria”, Kryemadhi tha se shpreson që deputetët e opozitës dhe vetë ata brenda PS-së të kthjellohen se e para është Shqipëria e pastaj qeveria e kryeministri.

“Shqiptarët janë lodhur nga lufta ambicioze e klasës politike. Shqiptarët duan një jetë më të mirë, duan të kenë një Shqipëri europiane, të integruar për të cilën qeveria e ardhshme e ka hequr si nocion integrimin europian dhe ne shpresojmë që me grupin tonë parlamentar por e gjithë opozita dhe deputetët brenda PS-së shumë shpejt të kthjellohen, të ndërgjegjësohen dhe të mendojnë që Shqipëria është në radhë të parë pastaj vjen qeveria dhe kryeministri”, u shpreh Kryemadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb