TIRANE– Kryeministri i Belgjikës Charles Michel ka shprehur sot qëndrimin e tij pozitiv sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Pas një takimi që ka zhvilluar pasditen e sotme me kreun e qeverisë shqiptare, Michel tha se Belgjika mbështet integrimin europian të Shqipërisë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, ai tha se rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE është vetëm një pikë nisje, duke theksuar se vendi duhet të vijojë më tej e përmbushjen e reformave.

“Vizita ime sot në Shqipëri nuk është një rastësi. E pranova me kënaqësi ftesën që mu be, për të shprehur një sinjal pozitiv për përpjekjet që janë bërë. Fillimi i një procesi anëtarësimi nuk është pika ë mbërritjes. Synohet shumë punë, reforma shtesë. Në procesin e vendimmarrjes në Komisionin europian duhet të respektohet procedurat, nuk mund ta vënë qerren para kaut”. Do të vendoset një pikë në rendin e ditës, dhe më pas do të jepet qëndrimi i Belgjikës. Do të kemi rastin të vijojmë dialogun politik me kryeministrin Rama, pasi unë bëj pjesë tek ata që vlerësojnë përpjekjet. Por theksoj se duhen vijuar këto përpjekje për të arritur rezultate”, u shpreh kryeministri belg Charles Michel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb