GREQI-Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se marrëveshja e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin është marrëveshje e mirë dhe se e njëjta përfshin kushtet e palës greke, ‘erga omnes’ me ndryshimet kushtetuese. Për ta informuar rreth marrëveshjes, Cipras takoi Presidentin grek, Prokopis Pavlopulos.

“Është arritur marrëveshje që ruan trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së lashtë greke dhe parashikon ndryshime të gjera në kushtetutën e vendit fqinj, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me papërgjegjshmërinë. Jam shumë i lumtur, sepse marrëveshja që është arritur i mbulon kushtet e vendosura nga Qeveria greke, siç janë: ndryshimet kushtetuese dhe erga omnes. Kemi një marrëveshje për një çështje që është përkeqësuar prej vitesh nga politika e jashtme greke, një marrëveshje e mirë dhe e dobishme për Greqinë e cila ka të bëjë me emrin e vendit fqinj që do të jetë erga omnes, brenda vendit dhe në marrëdhëniet e saj të jashtme”– deklaroi kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: