PRISHTINE– Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media pas kthimit të tij nga Vatikani. Ai ka treguar se për çfarë ka biseduar me Papa Françeskuan gjatë vizitës së tij në selinë e tij.

“Kam pas një takim pune me kardinalin e Vatikanit, në këtë takim pune që ka zgjatë më shumë se një orë kemi bisedua për tema bilateral për vlerën dhe tolerancën fetare për përkushtimin që e kemi si vend, paqe në rajon”, është shprehur Haradinaj.

Edhe pse Haradinaj nuk tregoj se kur do të ndodh njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit, kryeministri është shprehur se Kosova është në zemër të Papës.

“Kam përgatitë një letër për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke i thënë se Kosova i ka sytë nga ju e kam në zemër popullin e Kosovës dhe do të lutem për ju dhe për vendin juaj dhe ai ka shumë shpresë Kosovën, pra takimi ishte kësi lloj faze për procesin e njohjes”, është shprehur Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb