IRAK- “Viti i ardhshëm do të sjellë shkatërrimin total të grupit militant Shteti Islamik në Irak”. Kështu deklaroi kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi gjatë një deklarate.

Ai pohoi se 2016-ta do të jetë viti i fitores së madhe dhe finale. “2016-ta do të jetë viti i fitores së madhe dhe finale, kur prania e Daesh-it në Irak do të përfundojë”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai shtoi se çlirimi i Mosulit do të jetë një goditje fatale për Daesh-in që ngelet një nga qytetet që është nën kontrollin e militantëve të ISIS-it, në veri të Irakut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: