SHKUP- Maqedonia shpreson të zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë deri në kohën e samitit të NATO-s këtë verë. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Besoj se do të jemi në gjendje t’i përfundojmë negociatat me sukses deri në samitin e NATO-s në korrik”, tha Zaev në një intervistë për radion austriake ORF.

Dy vendet, së fundmi i kanë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë nënkupton se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Kontesti i ka penguar përpjekjet e Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Greqia është anëtare e të dyja institucioneve. Samiti i NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb