TIRANE-Urimeve për 81-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama e ka cilësuar Demaçin si heroin e fjalës së lirë në Kosovë.

“Sot, Adem Demaçi, heroi i fjalës së lirë në Kosovë, mbush plot 81 vjet.Mirënjohje patriotit dhe humanistit ????”, shkruante te dielen ne darke, Kryeministri Edi Rama, ne rubriken Amacard ne Facebook, ne kujtim te heroit qe i kushtoi pjesën më të madhe të jetës lirisë së Kosoves.

Adem Demaçi u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës, duke motivuar breza të tërë të shqiptareve te Kosovës të mos heqin dorë nga lufta e drejtë për liri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: