Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Habit kryeministri Rama: Ça timoni? Unë nuk di t’i jap as makinës

edi rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur gjithë kritikëve të shprehjes ‘makina me një timon’. Nga Kashari, në një takim me banorët e kësaj zone, kreu i ekzekutivit tha se nuk i intereson timoni, por kërkon drejtimin e qeverisë.

“Unë sdi ti jap as makinës, nuk më intereson kurrë timoni. Skam pasur kurrë pasion që t’i jap makinës. Kjo nuk ka lidhje, unë flas për busullën. S’merrem me makina, jo motori”, tha Rama.

Mes të tjerash ai ironizoi dhe programin ekonomik të PD-së, që sipas tij është varianti modern i Sudes. Rama tha se shpreh keqardhjen e tij që politikanët e tjera vazhdojnë, sipas tij, të tallen me njerëzit. “Do ulim taksat, thotë Luli. Po taksa për biznesin e vogël është zero! Luli mbase mund t’i çojë nën zero”, tha Rama.

“Varianti modern i Sudës, është PD. Dhe thonë që e kemi marrë nga Amerika, po ça Amerike! Këta sikur kanë dalë nga Konferenca e Pezës dje, por pa patriotizmin e kësaj konference. Vetëm rrumpallë mund të bëjnë këto lloj lulesh. Unë nuk u them as anëtarëve të PD që ejani merrni teserën e PS. Unë u them ‘jini kush të doni, por kur shkoni tek zyra e shtetit, keni probleme’. Ishim në Vorë. E bënë Vorën F.F, dy F. Tek Fiqiriu, krushku i Fatmir Mediut. Del partia e Hipotekës dhe thotë duam kaq %. Dhe unë them se nuk duhet t’i kenë partitë zyrat e shtetit. Po ua them copë, administrata shtetërore në 27 vite nuk u bë dot. Kemi bërë përmirësime të ndjeshme të administratës që është lartë. Po nuk na dhatë fuqinë që të kemi ne timonin. Ca të tjerë duan tepsinë, jo Shqipërinë, se kjo është loja.”, pohoi Rama.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .