Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me shefin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Shefi i OKB-së përgëzoi Shqipërinë në arritjen e objektivave dhe integrimin e vendit, avancimit të Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, bëjnë të ditur media të ndryshme.

Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën politike dhe të sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Sipas të njëjtave burime, Rama me zyrtarët e lartë të OKB-së ka folur edhe për Kosovën, anëtarësimin e saj në UNESCO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: