BEOGRAD– Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për të e e njohur austriake “Der Standard”, ku ka folur për zhvillimet e fundit. Në 2 prill do kandidojë si president, përkundër që si kryeministër disponon numër të madh të deputetëve. Në lidhje me pezullimin e dialogut Prishtinë-Beograd, ai fajin ua vendos shqiptarëve.

“Unë nuk bëj asnjëherë ndokënd fajtor, por parlamenti i Prishtinës vendosi për bllokimin e dialogut. Gjithashtu ata përkundër Kushtetutës kërkojnë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, të na marrin të gjitha pronat tona në Kosovë dhe përgatiten për një instancë gjyqësore për ti fajësuar gjithë serbët për krimet e luftës. Atëherë ku ishte gabimi ynë? Unë e kam pyetur Isa Mustafën (kryeministrin e Kosovës) dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Megjithatë ne jemi gati për të diskutuar me ata. Kur unë bisedova me Angela Merkel, nuk kritikova kolegët e mi të Kosovës. Unë paralajmërova se jemi të gatshëm të përfundojmë autostradën Prishtinë-Nish, që do ngrit bashkëpunimin dhe lehtësojë qarkullimin e kapitalit, mallrave dhe banorëve. Dhe këtë e kishte bërë më parë Titoja,” u shpreh Vucic.

Ai shton më tej se për të do ishte më e lehtë që të shprehej se Kosova ishte territor i Serbisë. “Në kohën e fushatës do ishte më e lehta të them – Kosova është territori ynë, dërgoni shqiptarët drejt Tiranës – por këtu nuk do e them. Unë besoj se ka gjëra më të rëndësishme dhe këtu bëhet fjalë për autostradat dhe lidhjet mes kombeve të ndryshme. Nëse ne jemi në gjendje të bisedojmë me njëri-tjetrin, të respektohemi dhe biznesmenët shqiptarë të sjellim drejt Serbisë dhe banorët tanë drejt Prishtinës dhe Tiranës, atëherë do ishte më e lehtë për zgjedhjen tjetër. Unë i urrej “zgjidhjet e mëdha dhe të drejta,” që nuk zgjidhin asgjë.”, theksoi ai.

Në lidhje me takimin e Sarajevës Vuçiç theksoi rëndësinë e tregut të përbashkët që do sillte tre deri në katër herë më shumë investitorë në rajonin ballkanik dhe se kamionët nuk do kishin radha të gjata siç “kamionët serbë presin 48 orë në Bosnjë.”. Presidenti Vuçiç ka folur edhe për valën e refugjatëve, ku shpreh “frikë nëse Turqia prish marrëveshjen me BE”, për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë dhe ruajtjen e integritetit territorial të Bosnjës, përkundër që presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, kërkon referendum për bashkimin e saj me Serbinë./ BS
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: