Kryeministrja Theresa May hodhi akuza të ashpra ndaj Moskës ditën e sotme, pasi sipas saj Rusia ndërhyn në zgjedhje dhe kryen spiunazh kibernetik.

Kryeministrja britanike tha nga Londra se qeveria e Vladimir Putin po përpiqet të dëmtojë shoqëritë e lira, ndërsa shtoi se rusët krijojnë histori të rreme për të shkaktuar mosmarrëveshje në perëndim.

“Unë kam një mesazh shumë të thjeshtë për Rusinë. E dimë se cfarë po bëni dhe nuk do të keni sukses. Ju nënvlerësoni rezistencën e demokracive tona, tërheqjen e fortë të shoqërive të hapura dhe angazhimin e vendeve perëndimore ndaj aleancave që na bashkojnë”, tha Theresa May.

Komentet e May-t janë në kontrast të fortë me ato të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se i beson mohimit të presidentit Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e 2016s në SHBA. Fjalimi i May ishte mjaft i rëndësishëm për politikën e jashtme dhe kryeministrja britanike sqaroi se ndërsa Britania nuk kërkon përballje me Rusinë, do të mbrojë pa as më të voglin ngurrim interesat e saj.

May tha se presidenti rus duhet të zgjedhje një rrugë tjetër dhe të mos vazhdojë atë që solli aneksimin e Krimesë, nxitjen e konfliktit në Ukrainë apo sulmet kibernetike ndaj qeverive dhe parlamenteve në Evropë.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: