BRITANI-Kryeministrja e Britanisë, Theresa May ka raportuar para deputetëve britanikë në lidhje me vendimin e saj që Britania e Madhe të marrë pjesë në sulmet ajrore ndaj Sirisë.

Duke iu përgjigjur liderit të Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbin, May tha se pikërisht qeveria e fundit laburiste kishte ndërhyrë në Kosovë me arsyetimin e zbutjes së vuajtjeve humanitare.

‘Mirror’ raporton se kryeministrja britanike ka thënë gjatë përgjigjes, se dallimi i vetëm është se në Siri janë përdorur armët kimike.

“Zbutja e vuajtjeve humanitare është arsye e vlefshme e cila është përdrorur nga partia laburiste në ndërhyrjen në Kosovë”, ka thënë May, transmeton lajmi.net.

Kryeministrja britanike ka vazhduar të këmbëngulë se veprimi per nderhyrje ishte i duhuri.

Ajo është përballur me kritika të shumta për pjesëmarrje në këto sulme, sidomos nga partitë rivale në opozitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: