SERBI- Serbia kurrë nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic. Sipas saj pranimi i Kosovës nuk do të jetë kompromis nga ana e Beogradit, pasi siç shprehet Brnabic “Serbia edhe më tej insiston se Kosova është pjesë e saj”.

Kryeministrja e Serbisë në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt tha se marrëdhëniet me Prishtinën për serbët janë të vështira dhe emocionale.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bëri një hap të guximshëm dhe të përgjegjshëm kur filloi një dialog ndër-rajonal. Çdo bisedë ishte atëherë tabu. Kosova ishte Serbi. Pikë. Tash duhet të gjejmë kompromisin. Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur. Kjo nuk do të ishte një kompromis. Nëse vazhdojmë të insistojmë që Kosova i takon Serbisë, një kompromis nuk do të ishte i mundur”-tha Brnabiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: