Kryeministrja polake, Beata Szydlo gjatë një interviste deklaroi se Gjermania duhet të paguajë dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara gjatë Luftës së Dytë Botërore duke i shtuar më shumë tensionet mes dy shteteve fqinje. “Kjo është thjesht çështje dinjiteti dhe drejtësie kundrejt Polonisë”, tha Beata Szydlo për Agjencinë zyrtare Polake të Lajmeve PAP.

Polonia vuajti shumë gjatë pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore ku rreth gjashtë milionë persona u vranë. Në Poloni është rritur kërkesa për dëmshpërblimet e luftës, ku liderët e qeverisë nacional-konservatore polake po e nxisin gjithnjë e më shumë këtë debat. Szydlo tha se qeveria po vlerëson se çfarë veprimi të ndërmarrë dhe se çështja ende nuk është ngritur në nivelin diplomatik. Nga ana tjetër qeveria gjermane ka cituar vazhdimisht një deklaratë të pasluftës, ku Polonia kishte hequr dorë nga e drejta e saj për kompensime në vitin 1953. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb