Skënderbeu ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Partizanin duke i dhënë një leksion futbolli në ndeshjen e luajtur sot në Korçë. Vendasit u treguan dukshëm superiorë ndaj të kuqve, të cilët tashmë mbyllin tabelën e klasifikimit me vetëm 1 pikë, po aq sa Lushnja, por me disavantazh në golavarazh pasi është i vetmi ekip që nuk ka shënuar asnjë gol në Superiore.

Gavazaj goditi shtyllën në pjesën e parë, por rezultati pas 45 minutave ishte 0-0. Në pjesën e dytë edhe Xhejms goditi shtyllën, para se Soue në minutën e 66 dhe Lilaj me penallti në të 87-n të shënonin golat e fitores. Pas këtij takimi, Skënderbeu ka marrë kreun e renditjes me 7 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Teuta e vendit të dytë, por me durrsakët që kanë luajtur një ndeshje më pak.

lilaj-470x254

iuliano1-470x262

Komenti minutë pas minute (Panorama Sport)
90+5′ Mbyllet ndeshja.

90+3′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Soue, në fushë Nespor.

87′ Lilaj ekzekuton në mënyrë perfekte penalltinë në trekëndëshin e portës dhe Alban Hoxha, edhe pse e kuptoi krahun, nuk mundi ta ndalonte. 2-0.

86′ Mici tenton të depërtojë në zonë nga krahu i majtë por pengohet nga Trashi dhe arbitri akordin penallti.

81′ Nimaga tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi grushtohet nga Hoxha dhe devijohet në goditje këndi.

79′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Gavazaj, në fushë Taku.

77′ Gavazaj tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi kontrollohet nga Hoxha.

74′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Muzaka, në fushë Dita.

70′ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Largohet La Kamera, në fushë Bardhi.

66′ Skënderbeu në avantazh. Muzaka depërton bukur në qendër dhe pason për Soue i cili pasi futet në zonë godet lehtë një top i cili nuk bllokohet nga Hoxha dhe përfundon në rrjetë.

64′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Çani, në fushë Sukaj.

64′ Partizani kryen zëvendësimin e parë. Largohet Adorjan, në fushë Vila.

58′ La Kamera ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë.

54′ Vangjeli kroson nga e djathta në zonë dhe Xhejms tenton me kokë, por topi ndalet në shtyllë.

50′ Trashi ekzekuton një goditje dënimi duke krosuar dhe Batha tenton me një goditje me kokë nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

47′ Progni tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

46′ Fillon pjesa e dytë. Skënderbeu luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

43′ Adorjan ka një rast të mirë në zonë, por goditja e tij në pozicion diagonal ndalet nga portieri Shehi.

40′ Kalojnë në qetësi pa raste të rrezikshme këto minuta.

32′ Mici jep një krosim në zonë për Nimagën dhe ky i fundit godet me kokë, por topi kontrollohet nga Hoxha.

30′ Skënderbeu e qarkullon më shumë topin dhe mundohet të ushtrojë presion, por nuk ka qartësi për të goditur portën.

25′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta.

19′ Xhejms tenton me një goditje nga jashtë zonës pas një gabimi të mbrojtësve të Partizanit, por Hoxha arrin ta devijojë topin në goditje këndi.

16′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta, edhe pse Skënderbeu ushtron më shumë presion.

10′ Çani ka një rast të mirë pas një kundërsulmi të Partizanit, por goditja e tij diagonale brenda zonës kalon para portës së Shehit dhe nuk devijohet nga askush duke përfunduar jashtë.

10′ Gavazaj përfiton nga një gabim i lojtarëve të Partizanit dhe del në pozicion ballor me portën në hyrje të zonës nga ku godet, por topi ndalet në shtyllë.

5′ Moment tensioni mes Bathës dhe Xhejmsit. Lojtari i Skënderbeut nuk ndaloi lojën për një lojtar të dëmtuar të të kuqve dhe kapiteni i Partizanit i kërkoi llogari duke patur edhe konfrontim fizik mes tyre. Arbitri nuk nxjerr asnjë karton të verdhë.

2′ Soue ka një rast brenda zonës dhe tenton portën me një goditje të fortë, por grushton Hoxha.

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

LIVE | SKËNDERBEU – PARTIZANI 2-0
Soue 66′, Lilaj 87′ (11-m)

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka (Dita 74′), Gavazaj (Taku 79′), Xhejms, Soue
Trajner: Ilir Daja

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Krasniqi, Kotobelli, Batha, La Kamera (Bardhi 70′), Adorjan (Vila 64′), Trashi, Progni, Çani (Sukaj 64′)
Trajner: Mark Iuliano

Gjyqtar: Remzi Sadiku

KV: Batha 55′, La Kamera 58′

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: