Skënderbeu luan sot në Korçë ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore ndaj Partizanit. Dueli i cili ka dhuruar shumë emocione në sezonet e fundit, pritet të japë spektakël edhe sot, me të dyja skuadrat që kërkojnë vetëm 3 pikët.

Korçarët kanë marrë 4 pikë në dy javët e para dhe kërkojnë një fitore si reagim pas barazimit në Kamëz në mënyrë që të fitojnë dhe moral të lartë para ndeshjes me Jang Bojzin në Ligën e Europës. Nga ana tjetër, Partizani i ka bërë një nisje shumë të keqe sezonit duke marrë vetëm 1 pikë dhe duke mos shënuar asnjë gol.

19:00 | SKËNDERBEU – PARTIZANI

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Xhejms, Soue
Trajner: Ilir Daja
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Krasniqi, Kotobelli, Batha, La Kamera, Adorjan , Trashi, Progni, Çani
Trajner: Mark Iuliano
Gjyqtar: Remzi Sadiku/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb