TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e degëve të kësaj partie. Mbledhja e zhvilluar në selinë e PD-së ka zgjatur rreth 90 minuta.

Mësohet se gjatë takimit kryetari Basha ka informuar 68 krerët e PD-së në rrethe mbi vendimin e marrë në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Si dhe ka dhënë udhëzime për analizën në seksione. Mësohet se procesi i analizës do pasohet nga një proces ristrukturimi të PD.

Dy ditë më parë Basha mblodhi kryesinë e PD, mbledhje që u shoqërua me debate, pasi u bë analiza e zgjedhjeve të 25 qershorit, ku demokratët pësuan humbje, si dhe zgjedhjet brenda PD.

Pas takimit Basha tha se që të gjithë demokratët duhet të mblidhen me një qëllim të vetëm, për të luftuar aleancën me krimin dhe blerjen e votës. Ai tha se për sa kohë do jetë kryetar i PD-së, nuk do të ketë fraksione.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: