GREQI– Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Vucis ka deklaruar se është në interes të vendit të tij gjetja e zgjidhjes së pranueshme nga të dy palët për kontestin e emrit të Maqedonisë. Sipas tij, me këtë do të garantohet dhe do të inkurajohet një frymë e re në marrëdhëniet e vendeve, jo vetëm në ekonomi, por në të gjitha çështjet.

Ai në fjalimin e tij përshëndetës në promovimin e librit “10+1 pyetje dhe përgjigje për çështjen maqedonase” tha se është humbur kohë e bukur për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në pyetjen se nëse zgjidhja është në kuadër të pozitave greke, Vucis tha se do të mbështetet nga forcat e shumicës politike në Kuvend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb