PRISHTINE– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

“Urime për nënshkrimin e marrëveshjes historike për emrin e Maqedonisë, një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit”, ka shkruar Veseli, duke shtuar se është i lumtur për bashkëkombasit tanë që jetojnë në shtetin fqinj për faktin që rruga drejt integrimit Euro-Atlantik tashmë është zhbllokuar.

Ndryshe, marrëveshja që u arrit të martën (më 12 qershor) mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, u nënshkrua sot në Prespë. Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias nënshkruan marrëveshjen historike, që do të jetë edhe për partneritet strategjik për të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb