TIRANE –  Ashtu si çdo të hënë, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar mëngjesin e sotëm. Kjo mbledhje bëhet pak para seancës parlamentare për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Gazetarja Marsela Karapanço referuar burimeve brenda mbledhjes konfirmoi për BalkanWeb se në këtë mbledhje është rënë dakord që të mbështetet unanimisht kandidatura e Arta Markut për kryeprokurore të përkohshme.
WhatsApp Image 2017-12-18 at 10.08.46
Kujtojmë se pjesë e garës, janë prokurorët: Arta Marku, zv.drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Shkodër dhe Ferdinand Elezi, drejtues i Prokurorisë së Durrësit. Ndërkohë që kandidatja e tretë është Ermira Tafani, prokurore në Elbasan.

Ndërkohë kanë mbetur edhe pak minuta nga nisja e protestës opozitare jashtë ambienteve të Parlamentit për të kundërshtuar këtë vendim të qeverisë.

Qytetarë nga i gjithë vendi janë nisur drejt kryeqytetit me makinat e tyre private apo me autobusë për t’iu bashkuar protestës.

Pjesa e jashtme e parlamentit është rrethuar nga forca të shumta policore.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb