Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO+VIDEO/ Konfrontime me policinë, protestues të gjakosur, mbyllet protesta në shesh

Kuvend

TIRANE – Ndërkohë që brenda Kuvendit situata u tensionua pasi deputetët e opozitës nuk lejonin zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme, edhe jashtë sallës ka pasur konfrontime fizike. Protestuesit bërtisnin e shtynin, ndërsa rreth orës 11:30 tentuan të hyjnë brenda Kuvendit.

Ata kanë hedhur tymuese teksa tentonin të çanin kordonin e policisë. Nga ana tjetër policia i ka zmbrapsur, e mes tyre ka pasur edhe të plagosur. Si pasojë e përleshjes fizike dy efektivë policie, njëri prej të cilëve nga forcat Shqiponja kanë mbetur të plagosur. Po ashtu raportohet për disa protestues të lënduar. Me duar me gjak është shfaqur edhe deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.

protestues i pergjakur

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.12.32 (1)

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.12.32

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.12.31

WhatsApp Image 2017-12-18 at 11.12.30

Mijëra qytetarëve i janë bashkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, si Edi Paloka, Gent Strazimiri dhe Enkelejd Alibeaj, Grida Duma. Po ashtu me turmën kanë qënë edhe Monika Kryemadhi e Luan Rama.

Në gadishmëri ishin edhe forcat e FNSH dhe qentë anti-eksplozivë. Protestuesit nisën të shpërndahen rrreth orës 12:30 kur edhe u mbyll Kuvendi.

298e0b9b-d138-497b-98dc-78c99394cfd8 7b11adc7-bf13-43af-aeba-38a856b89705 fnsh-2 pd1

pd3

PROTESTUESIT NISIN TE SHPERNDAHEN
Ora 12:00- Pasi në Kuvend u betua Arta Marku edhe protesta jashtë Kuvendit nisi të shpërndahej.

SHTYRJE E BROHORIMA JASHTË PARLAMENTIT, NJË VAJZE I BIE TË FIKËT
Ora 11:00- Ka shtyrje e brohorima jashtë parlamentit, hidhen tymuese, Nje vajze i bie të fikët
PROTESTA

WhatsApp Image 2017-12-18 at 10.26.46

WhatsApp Image 2017-12-18 at 10.26.34

WhatsApp Image 2017-12-18 at 10.18.41

WhatsApp Image 2017-12-18 at 10.18.24

WhatsApp Image 2017-12-18 at 10.13.14

WhatsApp Image 2017-12-18 at 10.13.08
10:00 – Protesta jashtë ambienteve të paralamentit vazhdon e qetë, brenda Kuvendit ka pasur edhe konfrontime fizike mes deputetëve të PD dhe gardës.

Deputetët e PD-së fill pas fjalës së Lulzim Bashës janë ngritur në foltore dhe kanë nisur të përleshen me gardistët. Reagimi i tyre ka ardhur pas fjalës së Taulant Ballës që prezantonte “nismën luledielli”.

 

09:00 – Pas paralajmërimit të opozitës për protestë para parlamentit ditën e sotme në orën 09.30 shumë qytetarë nga qytete të ndryshme janë nisur drejt Tiranës.

Protesta do të zhvillohet në shenjë kundërshtimi për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm në seancën e sotme parlamentare.

Për këtë protestë janë nisur me mjetet e tyre private dhe autobusë qytetarë nga Korça, Fieri, Lezha, Dibra etj.

Dibra raportohet të jetë qyteti nga i cili janë nisur më shumë protestues, rreth 1500. Nga Shkodra janë nisur 1000, nga Fieri 800, nga Lezha 1000, Saranda 50, 100 nga Berati.

(m.a/e.f/BalkanWeb)


Komente ( 22 )