TIRANE- Pasi u lirua nga detyra, ish-drejtuesja e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi ka reaguar ndaj vendimit te kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku.

Gashi, e cila njihet si krahu i djathtë iAdriatik Llallës, ka paditur prokuroren Marku ndërsa kërkon pezullim të vendimit të marrë. Mësohet se padia është depozituar në Gjykatën Administrative. Rovena Gashi pretendon se Marku e ka hequr nga detyra pa motivacion, fill pasi ajo depozitoi kërkesën në KQZ për t’ju hequr mandati i deputetit, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehociva pa u konsultuar me kryeprokuroren.

LIRIMI NGA DETYRA
Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit që ajo drejton në datën 29 dhjetor.
Siç u bë e ditur, në vend të Gashit u emërua prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të të cilës është edhe Sektori për “Verifikimin e integritetit të zyrtarëve…”.

Prokurorja Rovena Gashi, e cila ishte në drejtim të kësaj Drejtorie, u caktua prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Kujtojmë se pak ditë më parë Rovena Gashi dërgoi në KQZ kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehociva i LSI-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb