Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka i ka lënë të gjithë me gojë hapur. Gjatë fjalimit të saj në një aktivitet në selinë e Partisë Socialiste për shpërndarjen e teserave për anëtarët më të rinj Joleza ka bërë një ‘lëmsh’ të vërtet me deklaratat e saj. Aq sa në një moment ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bën me shenjë ministres së Inovacionit, Mirela Harito që ishte pranë tij, si për të thënë “Çfarë thotë kjo”. Në videon e sjellë nga emisioni “Stop”, përçartja e kryetares së FRESSH-­it, padyshim i ka surprizuar të gjithë.

“Edhe unë do të kërkoj falje ndoshta që jam akoma me veshjen… mbrëmë në darkë që kishim një festë në këtë lokalin që po përmendja, kishim dhe Blendi Klosin, ministrin. Sot në mëngjes unë u zgjova te shpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin dhe në fakt me ça pashë ishin rojet akoma poshtë, kam dalë pak më herët….Dhe madje një ditë tek Teatri Kombëtar ktheva kokën dhe gjej Kryetarin e Bashkisë (Erion Veliaj) që ishte ulur ngjitur me mua…”, tha Koka.

Por kryetarja e FRESSH nuk e ka lënë me kaq. “Ishte një moment që ulet muzika dhe të gjithë të rinjtë njëzëri ja plasin dhe thonë ‘Të bëfsha gjeneratën’, po me ulërimë të madhe”, ka vijuar ajo. Sigurisht pas fjalës të pranishmit e kanë inkurajuar me duartrokitje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: