Vjen sot në Prishtinë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova. Ajo shoqërohet nga Administratorja e Dhomës së Specializuar, Fidelma Donlon, ndërsa ata do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Gjatë vizitës, Trendafilova do të mbajë gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuara.

Gjatë veprimtarisë informuese, kryetarja dhe administratorja do të prezantojnë strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pas prezantimit, do të vijë një seancë pyetje-përgjigjesh me përfaqësues të shoqërisë civile.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: