GJIROKASTER- Rreth 80% e territorit të qyteti të Gjirokastrës është pa energji elektrike që prej mëngjesit të sotëm, si pasojë e punimeve në rrjetin energjetik.

Pa energji elektrike janë të gjitha institucionet e qytetit, duke përfshirë kopshtet, çerdhet, shkollat dhe spitalin rajonal.

Sipas OSHEE, është bërë stakimi i energjisë elektrike nga njësia e tensionit të lartë për shkak të punimeve në rrjet.

Drejtues të OSHEE ngrenë shqetësimin dhe pohojnë se qytetarët janë paralajmëruar më parë për punimet. Ndërprerja e energjisë vjen në një kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe një pjesë e çerdheve dhe shkollave përdorin energjinë elektrike si mënyrë për t’u ngrohur.

Punonjësit e OSHEE po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa pritet rikthimi i energjisë elektrike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: