Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Kthehet sot nga Sofja, kryeministri Rama konferencë për mediat nga Rinasi

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate ceremonise se organizuar ne Ministrine e Brendshme ne kuader te dhurimit te 30 motoreve dhe 20 kamerave nga nje kompani turke per makinat e Policise se Shtetit.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë në Sofje në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor e me sa duket kthehet sot në mesditë.

Por, ndërkohë zyra e shtypit e Kryeministrisë ka paralajmëruar një konferencë të Ramës. Madje kjo konferencë do të mbahet në aeroportin e Rinasit pak pas mbërritjes së kryeministrit.

“Sot në orën 12:45 në Aeroportin e Rinasit -Konferencë për mediat e Kryeministrit Edi Rama”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nuk dihet ende se cili do të jetë mesazhi i Ramës, por rezultatet e samitit të Sofjes si dhe akuzat në Tiranën zyrtare sigurisht që do jenë pjesë e fjalës së tij para mediave.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )