TIRANE – Greta Koçi ka publikuar videoklipin muzikor të këngës me titull “Ku gabuam”. Kënga e re është realizuar nga United Records, ndërsa vet këngëtarja e ka shkruar tekstin e këngës.

Videoja muzikore i është besuar produkisonit Black Fish Entertainment. “Përsëri” është njëri prej projekteve më të fundit që ka publikuar Greta. Videoja muzikore e kësaj kënge ishte publikuar në fund të muajit nëntor, ndërsa është realizuar me bashkëpunëtorët e njëjtë.

Në vitin e kaluar, këngëtarja erdhi edhe me një bashkëpunim me Genc Prelvukajn që rezultoi mjaft i suksesshëm. Klipi i këngës “Nuk ka dashni” ka kaluar shifrën prej gjashtë milionë shikimesh në YouTube.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb