KUKËS- Kryeministri Edi Rama nga Kukësi, ku po shpërndan 200 leje legalizimi, u ka dhënë përgjigje të gjithë zërave që e kritikojnë për daljet publike në këtë formë para qytetarëve. Kreu i qeverisë tregoi dhe faktin se pse ka zgjedhur këtë lloj forme për të dhënë legalizimet, që sipas tij janë thjesht për qenë sa më afër qytetarëve. Kryeministri Rama ka shkëmbyer disa batuta me qytetarët e Kukësit të cilëve i shpërndau legalizimet.

Qytetari 1: Dua t’i kërkoj z.kryeministër në emër të minatorëve të Kukësit, statusin meqë kemi shumë shpresë tek ti. Të rrojë Partia Socialiste.
Rama: Leje partinë se s’kemi ardh për partinë, se ka dhe demokratë këtu na mërziten.
Qytetari 1: Aplikimin kam 27 vite dhe tani e mar legalizimin.
Rama: Ti paske PS në gojë, ku merrke gjë ti. Përsa i përket minatorëve, ne i kemi bërë ato që kërkon ti


Rama: Po na fryn erë e madhe, dikush po na merr në gojë, plaku dixhital. Baba e ka ndërtu ë? Ti ke ndërtu flokët, falëndero babën live. Thuja që do e mbaj me nder
Qytetari 2: Faleminderit babi


Qytetari 3: E nisa shtëpinë në 2013-n ta ndërtoj…
Rama: Ooo paske shpëtuar mirë, e paske kapur policinë në gjumë
Qytetari 3 : Hahaha po
 Rama: Se në 2013-n ishte akoma në gjumë policia.

“Më vjen shumë mirë që sot është dita për të shpërndarë dhe 200 legalizime në këtë zonë në 8 vite të qeverisjes së më parëndësishme u shpërndan gjithsej pak me shumë se kaq sa sot. Ka edhe shumë për tu bërë, por duke pasur parasysh se procesi i verifikimit është duke vijuar. Procesi i legalizimit në Kukës do të mbyllet merr shpejtësi. E kam dëgjuar kritikën se pse i bëjmë këto tubime, ku disa thonë pse kryeministri shpërndan legalizime. Ku ka në Europë kryeministër që shpërndan leje legalizimi. Si fillim në Evropë nuk ka ndërtime pa leje. Të gjitha ato investime kolosale që janë bërë në Shqipëri pa leje, janë investime të vdekura nëse janë pa leje. Të gjitha këto janë nga kursimet e emigracionin, por dhe nga kursimet e familjeve këtu. Është një kapital kur në momentin kur shtëpia legalizohet, kthehet në një kapital i gjallë. Gjithë ky proces është në fakt një proces i zgjimit të kapitalit të vdekur. Faktikisht, nëse shumë familje sot të varfrit kanë shtëpi të mira, sepse gjithçka kanë pasur e kanë investuar në këtë shtëpi, kanë mundësi që të dalin nga varfëria, pasi e kthejnë atë nga shtëpi në kapital. Kjo i jep fund një historie të pajustifikuara. Ne e kemi konsideruar me rëndësi aspektin e komunikimit dhe rëndësinë që të legalizohen këto shtëpi. Shqipëria kthehet në një shtet me inventar dhe shteti kërkon kontributet e gjithsecilit. Shteti me vënien në lëvizje të pasurive të paruajtura, mund të rris dhe kapitalin. Ndaj ka rëndësi kjo që bëjmë ne mediatike. Në 8 vitet e qeverisë së shkuar u bënë mbi 85 % legalizime, nga këto hotele, motele, magazina. Legalizime që kanë rritur shpenzimet tona, shpenzimet e popullit. Procesi në të kaluarën, këtu ka njerëz që e kanë kaluar në kurriz, kushtonte shumë. Nuk kishte interes shteti të legalizonte shtëpitë e njerëzve të varfër, pasi ishin me rëndësi dhe fitim që të legalizoheshin hotelet dhe motelet. Ju keni qenë në Tiranë dhe keni parë sesi në krahun e universitetit kishte shumë godina. Me leket që shpronësuam ne mund të kishim rindërtuar gjithë parkun e Tiranës. Dhe jo vetëm kaq, ju nuk keni shkuar më te ALUIZNI, por ka ardhur ai tek ju..”, tha Rama.
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: