NGA AURORA GOLEMI

TIRANE- Kolegji Universitar “Luarasi” nisi vitin e ri akademik. Për studentët e rinj, “Luarasi” mbetet zgjedhja më e mirë, çka do të thotë një hap më pranë ëndrrave dhe projektim i sigurt i së ardhmes së tyre.

“Luarasi” e nis vitin e ri akademik me vulën e besueshmërisë, i certifikuar nga autoritetet shqiptare dhe ekspertiza britanike për funksionimin e tij institucional. Sipas rektorit të Kolegjit Universitar “Luarasi”, Arben Malaj, studentët janë partnerët e suksesit.

Stafi akademik organizoi një takim mirëseardhje në këtë fillimviti të ri akademik për studentët që vijnë për herë të parë në auditorët e tij, por edhe ata për që ndër vite i besuan.

Rektori i “Luarasit”, profesor Arben Malaj, i garantoi se me diplomën e “Luarasit” studentët do ta kenë të lehtë depërtimin në tregun e punës, pasi në auditorë do të mësohet edhe duke punuar pranë bizneseve. “Luarasi” bashkëpunon me institucione publike dhe private, zyra e karrierës është ura lidhëse për studentët.

Për dekanët e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Ekonomisë, ky universitet nuk ofron vetëm auditorë ku mësohet, por edhe një eksperiencë unike me profil europian, që finalizohet me një diplomë të vyer në tregun e punës. Shifrat flasin vetë, mbi 80% e studentëve që diplomohen tek “Luarasi” gjejnë një vend pune.

Ky vit i ri akademik te “Luarasi” karakterizohet nga disa risi dhe me një numër akoma më të madh partneresh partnerësh akademikë të huaj. Krerët e “Luarasit” bënë me dije se programe të reja janë shtuar në këtë vit akademik.

“Luarasi” do të ketë një program të përbashkët me Universitetin e Tennesis në SHBA për degën Financë, si dhe do të hapë kursin e parë për luftën kundër korrupsionit në politikë.

Sakaq, profesore Mirianne Johnson e Universitetit të Manchester, e financuar nga qeveria amerikane nëpërmjet programit “Fullbright”, do të jetë pjesë e stafit akademik në Fakultetin e Ekonomisë.
“Jam shume e lumtur që jam këtu. Programi ‘Fullbrigt’ është një program i shkëlqyer që financohet nga qeveria amerikane. Jo vetëm stafi akademik por edhe studentët mund të aplikojnë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti akademik. Shumë shqiptarë do kenë mundësinë të jenë pjesë e këtij programi prestigjioz, një ndër më të mëdhenjtë për shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve në botë”, tha Johnson.

Për të motivuar studentët, ka folur para auditorit edhe Kennan Burch, ekspert në fushën e marketingut dhe mentor i disa kompanive globale.

“Këtë vit do të sfidoheni. Ju inkurajoj të ndërmerrni rrisqe dhe të sfidoni veten. Edhe në rast se dështoni është një leksion, çohuni dhe merrni më shumë iniciativa të reja. Më thanë se ju jeni vendi i shqiponjave. Ju inkurajoj që të besoni se jeni shqiponjë. Rrini me njerëz që ua thonë këtë. Në rast se ju thonë që nuk do ia dilni apo që nuk do t’i realizoni ëndrrat, mos u shoqëroni më me këta njerëz. Ju mund ta bëni ndryshimin nëse besoni tek vetja juaj”, tha Burch.

Fondacioni amerikano-shqiptar gjithashtu do të mbështesë “Luarasin” këtë vit të ri akademik në lidhje me tekstet mësimore, si dhe me mënyrën e vlerësimit të arritjeve të studentëve ndërmjet një softueri të veçantë, risi në sistemin arsimor shqiptar.

Emocionet e një viti të ri akademik më së shumti i përjetojnë studentët e vitit të parë. Arsyet se përse kanë zgjedhur “Luarasin” janë nga më të ndryshmet. Emri i “Luarasit”, për ta është garanci.
“Luarasi” plotëson të gjithë tablonë e asaj çka duhet vërtet të ofrojë një universitet, që, mbi të gjitha, synon të mbajë lart emrin e vet dhe që i drejtohet atij segmenti të studentëve të cilët duan një arsimim elitar, e që kërkojnë të kenë vëmendje gjatë kohës së formimit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb