Daily Mail ka publikuar një hartë me shtetet që kanë bomba bërthamore. Fatmirësisht, ato që janë më afër trojeve shqiptare, ndërlidhen me shtetet mike. Më shumë nga këto bomba janë vendosur afër qyteteve të mëdha evropiane, mes të cilave janë Londra, Glasgow dhe Brukseli.Siç shkruan Daily Mail, 50 bomba të tilla kanë “humbur” rastësisht apo janë vendosur në vende të tjera.
Bomba më e afërt me Shqipërinë është në Turqi dhe në Italinë veriore. Ndërsa, sa i përket SHBA, atje janë 10 lokacione me bomba atomike. Në 30 vitet e fundit, shumë shtete kanë hequr dorë nga armët bërthamore. Por, edhe 25 vite pas Luftës së Ftohtë, ato janë ende në sasi të mëdha.
Statistikave për shtetet, janë kështu: SHBA ka 7,000; Rusia ka 7,300. Nga to, 2,500 pritet të çmontohen në SHBA dhe 2,810 në Rusi. Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, janë: Franca (300), Kina (260), Britania e Madhe (215), Pakistani (125), India (115), Izraeli (dyshohet 60-400), Koreja e Veriut (dyshohet 15). Shtetet tjera që kanë armë bërthamore, që thuhet se janë të amerikanëve, janë: Turqia (60-70), Holanda (22), Italia (50), Gjermania (20), Belgjika (10-20) dhe Kanada (200-300)
SHBA ka 1,930 koka bërthamore në gjendje gatishmërie, ndërsa në rezervë 2,570. Rusia i ka të vendosura 1,790, ndërsa në rezervë i ka 2,700 armë të tilla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb