Mediat peruane në faqet e para të gazetave sot kanë patur një lajm ku shtrohej mundësia e një skualifikimi të kombëtares së tyre nga Botërori duke i hapur rrugën Italisë e cila e humbi mundësinë në “play-of”.

Sipas mediave peruane një deputete ka kërkuar që federata e futbollit të bëhet organ i varur nga qeveria gjë e cila do të sillte skualifikimin pasi FIFA kurrsesi nuk e lejon një vartësi të tillë, me politikën që fut duart në futboll.

Edhe pse aktualisht qeveria e vendit latin e mohon diçka të tillë, kompanitë e basteve kanë vendosur koeficientët për një mundësi të tillë. “Sisal Matchpoint” skualifikimin e Perusë e kuoton me 1.01, ndërsa mundësinë që Italia të mos mungojë në Rusi 2018 me koeficientin e lartë 50.

Një ëndërr në kufijtë e të pamundurës që mund të gëzojë shumë të gjithë tifozët ‘axurrë’ nëpër botë, por që gjithashtu mund të bëjë milionerë dikë që me të vërtetë ka ‘mendje të krisur’.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb