Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se mesazhet rreth çështjes së demarkacionit, të dhëna nga zëvendës-sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, janë të mira për qeverinë.

“Ato mesazhe do të merren seriozisht nga Qeveria”, ka thënë Kuçi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka theksuar se do shfrytëzohen mundësit për konsensus.

“Ne do ta shfrytëzojmë çdo mundësi që ta gjejmë konsensusin për ta proceduar më tutje marrëveshjen”, ka theksuar Kuçi, duke mos treguar më shumë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: