Ndalohet rreptësisht përdorimi i hudhrës nëse po mjekoheni me këto ilaçe:

Ilaçet kundër turbekulozit (Nydrazid, INH) kundërveprojnë me hudhrën.
Hudhra mund të pengojë absorbimin e këtyre ilaçeve në trup, prandaj ato mund të mos funksionojnë siç duhet për trajtimin e sëmundjes së turbekulozit. Mos përdorni hudhër nëse trajtoheni me këto ilaçe, shkruan “shëndeti”.

Ilaçet e përdorura për HIV/AIDS (Non-Nucleoside Reverse Transcriptase Inhibitors (NNRTIs)) kundërveprojnë me hudhrën.

Trupi zbërthen ilaçet e përdorura për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë edhe më shumë këtë process. Prandaj, nëse merrni hudhër së bashku me ilaçe mund të ulet efikasiteti i këtyre të fundit në trajtimin e HIV/AIDS.

Disa nga këto ilaçe të përdorura për HIV/AIDS janë nevirapine (Viramune), delavirdine (Rescriptor) dhe efavirenz (Sustiva).

Kundërveprime të moderuara. Tregoni kujdes me këto kombinime
Pilulat për kontrollin e lindjeve (kontraceptivët) kundërveprojnë me hudhrën
Disa pilula për kontrollin e lindjeve përmbajnë estrogjen. Trupi zbërthen estrogjenin nga këto pilula për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë këtë proces. Prandaj, nëse përdorni hudhrat dhe pilulat njëkohësisht ulet efikasiteti i këtyre ilaçeve. Në këtë rast duhet tëpërdoret një alternativë shtesë e kontrollit të lindjeve, si prezervativi.

Disa pilula për kontrollin e lindjeve janë ethinyl estradiol dhe levonorgestrel (Triphasil), ethinyl estradiol dhe norethindrone (Ortho-Novum 1/35, Ortho-Novum 7/7/7) etj.

Ilaçet e përdorura për trajtimin e artritit reumatoid, psoriazës etj (Ciklosporina, Neoral, Sandimmune) kundërveprojnë me hudhrën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: