AMSTERDAM- Pas 128 viteve është zbuluar vajza e re së cilës piktori i famshëm impresionist holandez, Vincent Van Gogh i kishte dhënë veshin e prerë të tij.

Në një libër të ri rreth piktorit, që u botua javën e kaluar, u zbulua identiteti i vajzës së re, së cilës Van Gogu i kishte dhënë veshin e prerë pas incidentit që i ndodhi më 23 dhjetor 1888.

Bëhet fjalë për Gabrielle Berlatier, një vajzë fermeri, sipas gazetës “The Art Newspaper”.
Në vitin 1888, Gabrielle ishte 18 vjeçe dhe Van Gogh i premtoi se do ta mbante sekret emrin e saj.

Ajo punonte si pastruese në kafenenë “Cafe de la Gare”, ku Van Gogh qëndroi për disa muaj.
Gazetarët kanë ndjekur shkrimet në libër dhe kanë arritur deri tek të dhënat nga instituti “Pasteur” në Paris, ku kjo vajzë e re ishte shtruar për kurim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: