Kush tha se eurodeputetët janë gjithmonë seriozë dhe të ftohtë?! Gjatë vizitës zyrtare dhe takimeve me krerët e shtetit e politikës, ka pasur edhe dalje nga protokolli. Një i tillë ka qenë kur Eduard Kukan “u kthye” në fotograf.

Në fotot e publikuara nga Këshilltari për mediat i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi, Kukan shfaqet duke fotografuar gazetarët përballë tij, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeparlamentarin Meta dhe eurodeputetin tjetër, Fleckenstein.

Nuk dihet se kush apo çfarë i ka tërhequr vëmendjen eurodeputetit Kukan, apo fotoja ka shërbyer vetëm për të treguar një moment nga puna e tij për t’u publikuar në rrjetet sociale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: